“Po bëja gati drekën, patatet u bënë me pulla të kuqe sa i futa në furrë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.04.2025, 11:05

Shqetësimet e shqiptarëve përsa i përket cilësisë së ushqimit sa vijnë e shtohen pasi edhe incidentet e skandalet s’kanë të ndalur.

Së fundmi një qytetare ka denoncuar një rast të tillë me patatet që po gatuante për drekë.

Ajo ka treguar se pasi i ka prerë dhe larë patatet, ato kanë filluar të shfaqin pulla të kuqe në mënyrë të dyshimtë dhe pakuptueshme.

“Po përgatisja patatet dhe, sapo i futa në furrë, pas dy minutash filluan të shfaqen këto pulla të kuqe që nuk i kisha parë kurrë më parë,” shprehet ajo.

Ky fenomen ka shqetësuar familjet, pasi duket se ka një lidhje të drejtpërdrejtë me përdorimin e kimikateve dhe pesticideve në bujqësi.

Në këto rrethana qytetarët kërkojnë kontrolle më të rrepta dhe standarde më të larta për mbrojtjen e shëndetit publik, duke kërkuar që tregu të bëhet më i sigurt dhe i besueshëm për konsumatorët.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje joq . Doja te paraqisja nje problem tjeter per perimet qe qarkullojne ne vendin tone ! Mjer populli cfare po ha . Kontrrolli eshte zero cdo gje me kimikate nuk po dime me cfare te ham .

Isha duke pregatitur dreken per familjen edhe u transformua ne pulla te kuqe .

Nje gje qe se kisha pare ndonjehere. Sapo i futa ne furre as 2 minuta filluan kto pullat e kuqe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit