Një rast prekës ka mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania nga qyteti i Lushnjës. Një qytetar na ka shkruar në emrin e dajës së tij, të cilit i ka humbur një çantë me 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra, 270 euro, dhe dokumente personale si kartë identiteti, patentë dhe kartë banke.
Sipas dëshmisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë kompleksit "Joti" në Lushnjë, ku mendohet se çanta ka rënë nga makina gjatë ecjes, pasi është harruar sipër saj.
Personi që ka humbur çantën quhet Shkëlqim Gërbi, dhe apeli për ndihmë është sa njerëzor aq edhe i dhimbshëm. Familjarët tregojnë se lekët ishin për një hall të madh familjar, pasi brenda 6 muajve i kanë ndodhur dy tragjedi: i ka ndërruar jetë djali dhe më pas nipi, duke e lënë në një gjendje shumë të rënduar emocionale.
“Të paktën nëse dikush e ka gjetur çantën, t’i dorëzojë ato që janë brenda. I lutemi me gjithë zemër! Do të bënte një gjest shumë human. Ai është shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe këto para e dokumente i nevojiten me patjetër,” thuhet në mesazh.
Kushdo që ka informacion ose e ka gjetur çantën, mund të kontaktojë në këtë numër telefoni: 0692152002.