Vuan nga skleroza, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Tirana

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2025, 20:59

Një i moshuar ka alarmuar familjarët pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Bëhet fjalë për 76-vjeçarin Sami Dervishi, i cili është parë për herë të fundit paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në zonën e Brrakës në Tiranë.

Familjarët shprehen të shqetësuar, pasi i moshuari vuan nga skleroza dhe ka nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse dikush e ka parë apo ka informacion, të kontaktojë menjëherë në numrin: 0695156053.

"Ka që në mëngjes që është larguar dhe nuk po e gjejmë. Ju lutem na ndihmoni!", shprehet e afërmja e tij që ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit