Një 65-vjeçare ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec, ku shtetasi Guri Metko, 27 vjeç, ka përplasur këmbësoren S. Q., e cila ka humbur jetën në spital prej plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes, është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.”