Kaos në Vlorë: Flamurtari humb ndaj Besës, tifozët godasin trajnerin Çela me karrige

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.04.2025, 19:47

Një ndeshje e mbushur me tensione dhe kaos ka përfunduar sot në stadiumin "Flamurtari", ku ekipi vlonjat humbi me rezultatin 0-2 përballë Besës së Kavajës, duke rrezikuar seriozisht rikthimin në Superiore.

Pas humbjes, tifozët vlonjatë, të zhgënjyer dhe të acaruar nga rezultati, janë treguar shumë agresivë, duke pushtuar fushën dhe duke sulmuar jo vetëm lojtarët, por edhe stafin teknik të Besës. Pankina e Besës ka qenë objekt i një sulmi të furishëm, me tifozët që janë drejtuar menjëherë ndaj trajnerit Emiljano Çela, duke e goditur atë me një karrige në kokë nga tribuna VIP.

Për fat të mirë, goditja nuk ka shkaktuar dëme të mëdha shëndetësore për trajnerin, ndërsa situata është agravuar, me policinë që ka ndërhyrë për të ndaluar turmën e inatosur.

Ndërkohë, në fushë, Besa ka dominuar ndeshjen, duke shënuar dy gola të shpejtë: Nonato ka realizuar i pari për mysafirët, dhe më pas Dabo ka dyfishuar epërsinë në fundin e pjesës së parë. Pavarësisht përpjekjeve të Flamurtarit për të rikthyer rezultatin, skuadra vlonjate nuk ka arritur të krijojë mundësi të rrezikshme dhe ka humbur ndeshjen.

Në kuadër të Kategorisë së Parë, dy javë para fundi të sezonit, garën për një vend në Superiore vazhdon të mbetet e hapur, me Flamurtarin që ka 69 pikë, ndërsa Besa e ka 68 pikë, duke bërë që çdo ndeshje të jetë vendimtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit