E përplasi dhe u zhduk! Aksident tronditës në Korçë, këmbësorja në gjendje kritike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.04.2025, 18:41

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë urës së Bulgarecit, ku një automjet ka përplasur një këmbësore dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, pa i dhënë ndihmë viktimës.

Sipas burimeve paraprake, e plagosura është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për ta stabilizuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur drejtuesin e mjetit, i cili është arratisur në mënyrë të paligjshme pas aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në zonë, ndërsa autoritetet bëjnë apel për çdo dëshmitar që ka informacion të ndihmojë në hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit