Shtohen rastet e dhunës në familje me 18,6%

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.04.2025, 17:44

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje në vitin 2024, me mbi 1600 procedime penale dhe mbi 1200 të pandehur, duke shënuar një rritje prej 18,6% krahasuar me vitin 2023. Politika penale mbetet e ashpër, ku mbi 88% e masave të sigurimit janë kërkesa për arrest, në rritje nga viti i kaluar.

Prokuroria ka kërkuar dënime me burg në 64,56% të rasteve, ndërsa në 34,44% të rasteve janë propozuar alternativa të tjera dënimi.

Edhe situata më të miturit nuk paraqitet e mirë. Të miturit në konflikt me ligjin, sipas të dhënave statistikore të vitit 2024 janë regjistruar 722 çështje dhe ku pasoja kanë rënë mbi 740 të mitur viktima të dhunës, prej të cilëve 370 femra dhe 377 meshkuj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit