“E vrava pasi më tha se po njihte dikë tjetër”, Çfarë deklaroi autori në gjykatë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 05.04.2025, 14:04

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vra nga partneri i saj në Itali. Gjatë dëshmisë së dhënë në seancën gjyqësore, 23-vjeçari Mark Samson rrëfeu se e kreu krimin pas një shpërthimi xhelozie.

Sipas tij, gjithçka ndodhi në mëngjesin e 25 marsit, kur Ilaria ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen "Africana" të Romës. “I çova mëngjesin në shtrat dhe në atë moment i erdhi një mesazh në telefon. Më tha se ishte njohur me dikë tjetër… humba kontrollin. Në tabaka ishte një thikë, e mora dhe e vrava”, ka deklaruar ai.

Samson rrëfeu më tej se pas aktit të rëndë, kishte dalë për të blerë detergjentë dhe lecka pastrimi, për të fshehur gjurmët e krimit. Trupin e viktimës e mbështolli me celofan, e futi në një valixhe dhe e vendosi jashtë derës së dhomës së tij, ndërsa vazhdoi të pastronte njollat e gjakut. Sipas tij, gjithçka e kishte bërë vetë.

Ngjarja ndodhi kur Ilaria kishte shkuar për t’i kthyer disa rroba që i kishin mbetur në banesën e tij. Ajo vendosi të qëndronte natën atje, për të shmangur kthimin me transport publik.

Pavarësisht rrëfimit të tij të detajuar, hetuesit italianë ende nuk janë të bindur për plotësinë e dëshmisë. Ata po hetojnë gjithashtu për rolin e mundshëm të prindërve të Samson, të cilët ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes, por për këtë ai ka refuzuar të japë përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit