Punonjësja e ‘Eco Tirana’ hedh mbeturinat në rrugë, ndot ambientin dhe bllokon qarkullimin

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 05.04.2025, 13:28

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video shqetësuese nga Tirana, ku një punonjëse e kompanisë së pastrimit “Eco Tirana” është filmuar duke hedhur mbeturinat nga kazanët drejt e në rrugë. Në vend që të pastrohen dhe të transportohen në mënyrë të rregullt, mbetjet përfundojnë në mes të rrugës, duke ndotur ambientin dhe duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur "Rruga Kavajës", ku një sjellje e tillë jo vetëm që bie ndesh me etikën profesionale dhe detyrat e punës, por rrezikon seriozisht sigurinë rrugore dhe shëndetin publik.

Qytetari që ka filmuar skenën shprehet i indinjuar dhe kërkon që të merren masa ndaj këtij veprimi të papërgjegjshëm, duke theksuar se është absurde që qytetarët paguajnë taksa për pastrim, ndërsa në realitet përballen me papastërti të qëllimshme.

Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë punonjësen të veprojë në këtë mënyrë, por ngjarja ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën si menaxhohet puna në terren nga institucionet përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit