Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë “trupi i saj ishte në garazh”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.04.2025, 13:01

Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Rastin e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti tha se trupi i viktimës është gjetur në garazhin e shtëpisë.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit policor dhe ekipet emergjente”, tha Gashi.

Policia shton se shkaqe e vdekjes ende nuk dihen, sakaq rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit