Bakllavaja te “Meva” me qime, qytetarja: Gratë e pastiçerisë të bëjnë kujdes!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.04.2025, 11:25

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues që ka ndodhur në pasticerinë “Meva”, ku ka gjetur qime flokësh dhe ndotje të tjera në bakllavën që bleu për Bajram.

Ajo ka treguar se teksa po konsumonte një racion bakllavaje ka gjetur një qime flokësh, por duke e injoruar si “incident” ka vijuar të hajë. Por kur ka gjetur edhe një tjetër, ka vendosur të ndalojë.

Ajo e konsideron këtë një skandal dhe kërkon kujdes më të madh nga ana e stafit për të siguruar cilësi dhe pastërti në produktet që ofrohen, duke theksuar gjithashtu se këto ëmbëlsira konsumohen edhe nga fëmijët.

Qytetarja shpreson që ky denoncim të rrisë ndërgjegjësimin për të parandaluar raste të tilla që mund të dëmtojnë konsumatorët.

Ajo gjithashtu u bën thirrje grave që punojnë në pasticerinë “Meva” të tregojnë kujdes më të madh në procesin e përgatitjes dhe paketimit të produkteve.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje JOQ ! Bleva per Bajram Bakllava tek pasticeri “Meva” dhe nuk numerohen qimet e flokeve apo hundeve qe kam gjet ne te . Me tu neverit !!!!!! Skandal Qimen e pare e kaperdiva por kur pashe dhe te dyten STOP thash. Paguajme leket dhe marrim 0 sherbim ne ate qe hame. Te lutem gra te punishtes beni kujdes ! I hane dhe femije keto embelsira !

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit