Një qytetare ka raportuar një rast mashtrimi dhe abuzimi në dyqanin DeFacto në Toptani, ku çmimi i produkteve në etiketë nuk përputhej me atë që ishte në sistemin e kasës.
Sipas denoncueses, disa veshje kishin një çmim ndryshe në etiketë dhe një tjetër në faturë. Ajo thotë se në fillim ka menduar se kjo skemë mashtrimi ishte vetëm për disa produkte, por kur ka blerë një palë pantallona ka vënë re se çmimi i etiketës ishte më i ulët se ai i fatures së paguar.
Ky rast tregon një praktikë të dyshimtë të çmimeve dhe është e rëndësishme që konsumatorët të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë çmimet para se të bëjnë blerje. Qytetarja ka kërkuar që ky mashtrim të publikohet për të informuar të tjerët dhe për të parandaluar ngjarje të ngjashme.
Denoncimi i qytetares:
Prsh JOQ! Dua te ndaj me ju kete mashtrim te firmes DeFacto tek toptani. Cmimi i etiketes ishte ndryshe ndersa ne fatur ndryshe. Ishin dhe shum veshje te tjera me kete lloj skeme mashtrimi ku cmim tjeter kishte etiketa cmim tjeter ne sistem. ju lutem publikojeni mashtrimin e tyre. Faleminderit Anonim ju lutem.
Jo sepse un kisha marr e disa te tjera qe kishin cmim tjeter ne etiket e totali me shkoj shum e i thash hiqi te tjerat vec kur pash faturat qe edhe keto kishin pas cmim tjeter