“Elektriçistit iu shkëput rripi, ra nga 8m lartësi! E çoi drejtori i OSHEE tek tensioni i lartë!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.04.2025, 23:40

Një incident është regjistruar pak ditë më parë në nënstacionin elektrik të Kuçovës ku një elektriçist ra nga shtylla teksa ishte duke punuar.

Mësohet se i plagosuri është Viktor Koraqe, 58 vjeç. Burime për JOQ kanë zbardhur ngjarjen dhe kanë hedhur dyshime të forta mbi sigurinë e punëtorëve dhe moszbatimin e marrëveshjeve që kryen shtefi me privatin duke e paguar me taksat tona.

Një koleg i Koraqes deklaron për JOQ se elektriçisti ka rënë nga lartësia pasi i është këputur litari i mesit me të cilin ishte i siguruar gjatë punimeve në shtyllë nga 8 metra lartësi. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit pasi pësoi shembje trupore, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ndër të tjera kolegu i tij thotë se elektricisti i tensionit të mesëm ka kryer punime në stacionin e tensionit të lartë i detyruar nga drejtori i OSHEE Berat Indrit Toska duke qenë se firma nënkontraktore nuk zbaton kontratën dhe i bie punonjësve të shtetit “barra” me urdhër nga lart.

Ndërhyrja e elektriçistit në nënstacionin e tensionit të lartë në Kuçovë të publikuar së fundmi edhe nga Balluku, është në shkelje të ligjit.

DENONCIMI

”Pershendetje Jeta Osh Qef ra nje elektriçist nga shtylla afer Nenstacionit elektrik Kuçovë.. eshte ne gjendje kritike per jeten dhe po mbahet e fshehur nga organet kopetente dhe drejtoria rajonale e oshee ne Berat… Elektricisti ne orar zyrtar te punes ne oshee po bente punen qe duhet ta bente nje kompani private qe ka marre persiper punimet ne nenstacion. Me urdher te drejtorit idrit toska. Emri i elektricistit eshte Viktor Koraqe.

Ky punon me oshee ne kucove u dergua fillimisht ne urgjencen e kucoves pastaj ne berat pastaj ne Tirane ne gjendje te rende. Ne momentin ku ra nga shtylla ishte ne orar zyrtar dhe fatkeqesisht ne rikostrusionin qe po behet te nestacioni kucove qe supozohet qe do e beje kompania private qe eshte tenderuar... dikush duhet te mbaje pergjegjesi. Pra kompania private qe duhet te kryej punimet ne n/stacion ka gjetur gjuhen me drejtorin rajonal te oshee berat duke shfrytezuar fuqine puntore te oshee padrejtesisht per te kryer ne orar zyrtar punimet qe i ka detyrim ligjor ti kryej ajo kompani...

Iu shkeput rripi i mesit nga 8 metra lartesi. Seshte hera e pare qe punojsit e oshee kucove shfrytezohen per interesa te drejtorit famkeq indrit toska.

Ai eshte elektricist i ossh per tensionin e mesem jo elektricist i tensionit te lart ne nenstacion...pra ligjerisht ska te drejte te beje punime ne rikonstruksionin qe po behet ne tensionin e lart ne nestacionin e Kucoves ..nuk e lejon ligji eshte per tensione te ulta e te mesme...

Tensioni i larte eshte tjeter institucion dhe ossh eshte tjeter institucion...aq me teper ne nje territor ku po kryej punime firma perkates kontraktore e oshee!

Ai eshte elektricist i ossh dhe jo i tensionit te lart.

Elektricisti i ossh te kryej punime ne tensionin e larte ne nenstacionin e kucoves ....ai nuk ka te drejte! Bie faji mbi pergjegjesit dhe drejtorin e tij qe e kane detyruar dhe nga ana tjeter i kane kursyer firmes leket e fuqise puntore qe duhet te kryente punimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit