Pesticidet në luleshtrydhe, eksperti: “Shkaktojnë kancer dhe infertilitet”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.04.2025, 21:39

Eksperti Abdyl Sinani ka paralajmëruar për rrezikshmërinë e pesticidit të gjetur në luleshtrydhet e importuara nga Greqia, duke theksuar se ky pesticid mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin, veçanërisht tek gratë.

Ai ka përmendur efektet negative të tij, si ndikimi në hormonet e grave, probleme në lindshmërinë dhe madje mundësinë e zhvillimit të kancerit. Sinani shtoi se përdorimi i këtyre lëndëve toksike mund të ndikoje edhe në sistemin nervor, duke shkaktuar simptoma si marrje mendsh, dhimbje koke dhe dobësim të organizmit.

Luleshtrydhet e kontaminuara me pesticide të rrezikshme janë bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian (RASFF), pas gjetjes së tre ngarkesave me nivel të lartë pesticidësh. Njëra nga ngarkesat ka hyrë në Shqipëri më 1 prill dhe është identifikuar me mbetje të substancës Clofentezine, që përdoret për luftimin e merimangave në bimë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit