Fondacioni Golden Eagle dhuron 5000 euro për Eraldin dhe Gjergjin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.04.2025, 23:04

Ka histori jete që të mbërthejnë që në rreshtin e parë, rrëfime prekëse që të fusin në botën e personave që po i përjetojnë dhe të bëjnë të ndjesh peshën e sfidave të tyre. E tillë është historia e Liljanës, një nëne e vetme, e braktisur nga bashkëshorti, e cila çdo ditë zhvillon një betejë të heshtur, por heroike, për dy djemtë e saj. Eraldi dhe Gjergji, 32 dhe 27 vjeç, vuajnë nga distrofia muskulore, një sëmundje e pamëshirshme që i ka paralizuar plotësisht. Në këtë situatë të vështirë, Liljana është e vetmja shpresë dhe mbështetje për ta, ndërkohë që edhe vetë po përballet me probleme serioze shëndetësore pas një aksidenti që i ka dëmtuar shtyllën kurrizore.

Pas publikimit të kësaj historie të dhimbshme nga JOQ Albania, një dritë shprese u ndez për Liljanën. Biznesmeni dhe filantropi Shaqir Palushi, përmes Fondacionit Golden Eagle, vendosi të dhurojë një shumë prej 5000 eurosh për të përballuar një pjesë të shpenzimeve jetike të familjes, ilaçet, pampersat, dhe ndoshta edhe ndonjë trajtim mjekësor jashtë vendit, për të cilin Liljana shpreson ende.

Ky nuk është rasti i parë kur Fondacioni Golden Eagle vjen në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që përballen me fatkeqësi të tillaa. Ky rast është gjithashtu tregon më së miri se kur dëshira për të bërë vepra të mira dhe vullneti bashkohen, mund të ndryshojnë jetë.

Ky akt humaniteti është më shumë se një ndihmë financiare. Është një mesazh i qartë se në këtë vend ende ekziston solidariteti, ende ka njerëz që ndalen për të ndihmuar ata që janë kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihmë. Dhe për Liljanën, kjo ndihmë është një mbështetje e një ngrohtësi në një realitet që prej kohësh ka qenë i ftohtë e i pashpresë.

Le të jetë kjo histori jo vetëm një shembull frymëzimi për të tjerët, por edhe një kujtesë se humaniteti ende ekziston, kur dikush zgjedh të bëjë mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit