I riu ble duhan me 50 euro false, shitësja: Sill paratë, para se të shkosh në polici!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.04.2025, 18:25

Një qytetare ka denoncuar një rast të dyshimtë që ka ndodhur në dyqanin e saj. Një djalë i ri ka vizituar dyqanin dhe ka dhënë një monedhë prej 50 eurosh për të blerë dy paketa duhan. Pas një periudhe kohe, punonjësja ka vënë re se monedha ishte false dhe se nuk kishte asnjë nga elementet e sigurisë.

Në mesazhin që qytetarja ka dërguar, ajo tregon se djali, pas një momenti tensioni, i ka lënë 50 eurot false shitëses dhe është larguar me shpejtësi, i frikësuar. Videoja që është bashkangjitur në denoncim tregon qartë monedhën e falsifikuar, e cila nuk ka asnjë nga elementet e sigurimit. Qytetarja ka paralajmëruar se, nëse djali nuk sjell paratë e vërteta, do të ndjekë procedurat ligjore për të denoncuar këtë ngjarje.

Denoncimi

Pershendetje si jeni, Dua te bej nje denoncim. Ne kemi nje dyqan market dhe fruta dhe ku isha duke shitur vjen nje djale i cili ka ka dhene ne 50€. Ne punojme gjithe diten dhe vjen ky e ha buken tone. Nqs nuk vjen te sjelli leket do e denoncojme ne polici. Fytyra duket shume qarte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit