Astir, pallati përfshihet nga flakët, banorët: Shkaku janë lidhjet elektrike, jemi ankuar te OSHEE, por nuk na u përgjigj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.04.2025, 15:56

Një zjarr ka përfshirë paK minuta më parë disa pallate në zonën e Astirit në kryeqytet. Disa banorë përveç se kanë sjellë video nga momenti i flakëve gjithashtu kanë treguar frikën e tyre se një tjetër zjarr mund të bie. Ata thonë se janë ankuar më herët te OSHEE dhe te administratori i pallatit për lidhjet skandaloze elektrike që kane në atë pallat, por askush nuk e ka zgjidhur situatën.

Ata ua vendosin përgjegjesinë këtyre te fundit për flakët e sotme. Banorët thonë se janë evakuuar nga zona e rrezikuar dhe bëjnë thirrje të merren masa për lidhjet elektrike pasi janë shkrirë komplet.

Mesazhi i qytetari:

Të meren masa per lidhjen elektirke! Po po erdhi u fik zjarri tek pallati ngjitur! Zjarri ka rene nga lidhjet elektrike, Se jan lidhjen skandaloze. Dhe shteti nuk mer masa. Kemi ber ankesa dhe tek adm dhe tek OSHE. Te meren masa sa me par dhe per tek hyrja ngjitur ku jm un banore se jan kabullet komplet te shkrir se po su mor masat dhe po ra zjarr perseri ka ber tu ber katastrof pallati

Dhe ju lutem nese e postoni anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit