Kjo është rruga pranë Thesarit në Tiranë. E rrezikshme për banorët, por edhe për automjetet. Siç e shikoni nga pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë këtu nuk ka trotuar, sapo hap derën e shtëpisë del direkt në rrugë.
Nëse e shohim tenderin përveçse është me flamur të kuq për skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit, në projektin e hartuar vihet re se kanë pasur në plan të vendosnin trotuare, por ndryshe nga që është shkruar në letër realiteti është krejt ndryshe.
Një projekt që u ka marrë rreth 300 milion lekë të reja nga taksat e popullit i lë ato në fund pa trotuare. Më herët kryetari i Bashkisë u shpreh entuziast për ketë rrugë duke thënë: “Do transformojmë edhe zonën e Thesarit, në Lagjen 12, me një super investim në rrugët “Mahmut Allushi”, “Ramazan Lici”, “Muhamet Deliu” dhe “Sotir Caci”. Teksa mbajmë premtimin për t’I dhënë një pamje krejt tjetër të gjithë zonës.”
Ajo që shihet ndryshe nga çfarë është propaganduar është se banorët janë në rrezik në këtë rrugë. Ata kërkojnë menjëherë zgjidhjen e problemit për tyre. Kujtojmë se raste të ngjashme ku nga dera e shtëpisë dilje direkt në rrugë kanë përfunduar fatale më herët në Tiranë. Kujtojmë se disa kohë më parë një vajzë 10-vjecare humbi jetën tragjikisht në rrugën Njazi Meka në zonën e Alliasit, ku e mitura u përplas në derën e shtëpisë.
Kjo është rruga pranë Thesarit në Tiranë. E rrezikshme për banorët për banorët e zonës, por edhe për automjetet.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 4, 2025
Siç e shikoni nga pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë këtu nuk ka trotuar, sapo hap derën e shtëpisë del direkt në rrugë.
Nëse e shohim tenderin përveçse është… pic.twitter.com/2IKIMfLkf9