Ndalohet pronari i një lokali në Gostivar, falsifikoi kartën e aparateve kundër zjarrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2025, 19:13

Pronari i një lokali në Gostivar është arrestuar pasi sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është konstatuar se ka pasur kartë të falsifikuar të aparateve kundër zjarrit.

“Më 03.04.2025 në orën 17, nëpunësit policorë të SPB Gostivar e privuan nga liria B.R.(70), pronar i një objekti hotelerie nga Gostivari. Në bashkëveprim me inspektorët e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit-Shkup, ishte kryer kontrolli i aparateve kundër zjarrit në objektin e hotelerisë në Gostivar, me çrast u vërtetua se kartela e servisimit nuk është origjinale”.

“B.R. është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit