Një përgjimet e fundit të bëra publike në media mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxe, janë zbuluar deklarata të ashpra kundër ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Në audiopërgjimin e publikuar, Veliaj e quan Manjën “qelbësirë” dhe e akuzon për përfshirje në vendimin për ta burgosur, duke e lënë mes të dënuarve të rrezikshëm.
“Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia falë, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës,” dëgjohet të thotë Veliaj në regjistrimin e publikuar. Ai e cilëson Manjën “katunar të ndyrë”, që ka refuzuar të kryejë kontrolle dhe ka injoruar kërkesat e tij.
Ndër të tjera Veliaj shpreher se i ka rrezikuar jetën duke e lënë në qeli me persona që kanë bërë 100 vite burg.