Regjistrohet një rast i ri me kollën e keqe në Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2025, 13:21

Një rast i ri me kollë të keqe është raportuar në periudhën nga data 28 mars deri në ditën e djeshme, një më shumë se shtatëditori paraprak, kur nuk ishte raportuar asnjë rast, njofton sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Rasti është nga Kumanova, nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç dhe i pavaksinuar me një vaksinë që përmban përbërësin e pertusisit. Rasti nuk është shtruar në spital, sqaron ISHP.

Në periudhën 2024/25, nga dita e djeshme, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 1186 persona të sëmurë nga kolla e keqe.

Sipas të dhënave, incidenca më e lartë prej 265.1/100.000 banorë është regjistruar në Kratovë, në Shkup – 137.2/100.000 dhe 103.3/100.000 në Kumanovë.

ISHP rikujton se epidemia në territorin e qytetit të Shkupit është ende në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit