Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malishevë dy armë zjarri, rasti po hetohet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2025, 20:06

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së ankuesit ku kishin demoluar dhe nga aty dyshohet se kanë marrë dy armë zjarri për të cilët kishte leje përkatëse.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Bubavec në Malishevë.

Tutje thuhet se rasti është nën hetime.

“Fsh. Bubavec, Malishevë NN. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar ku kishin demoluar dhe nga aty dyshohet se kanë marrë dy armë zjarri për të cilat kishte leje përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit