Ndërron jetë njëri nga të lënduarit e zjarrit tragjik në Koçan, numri i viktimave arrin në 60

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2025, 10:46

Ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakoski, i cili ishte menaxher i “MMMM Kafe”, i cili menaxhonte edhe diskotekën “Pulse” në Koçan, ku shpërtheu zjarri dhe humbën jetën 59 të rinj.

Sipas informacioneve ai në fakt ka punuar si banakier në klubin e natës.

Karadakoski është viktima e 60-të e tragjedisë që goditi Koçanin dhe Maqedoninë.

Karadakoski ishte dërguar për mjekim në Lituani, ku edhe ka ndërruar jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit