Kapet nga policia personi që me moped goditi një 8-vjeçare në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.04.2025, 21:10

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor shoferi i cili me moped kishte shkelur fëmijë dhe kishte ikur.

Nga MPB bëjnë të ditur se ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.

“Pas ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e kanë gjetur shoferin Ç.T.(63) nga Shkupi dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penale në bazë të nenit 297 të KP për cenim të sigurisë në trafik, për vozitje të çmendur dhe për mos dhënie të ndihmës ndaj individit të lënduar në aksident trafiku, me procedurë të shpejtë”, thuhet në njoftim,

Nga MPB kanë treguar edhe detaje nga rasti. Thonë se ka ndodhur më 02.04.2025 në ora 14:05 në udhëkryqin “Ferid Bajrami” dhe rruga “Alpi” në Shkup, kur mopedi goditi fëmijën 8-vjeçar dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, kurse fëmijës i janë konstatuar lëndime trupore në SPQ “Shën Naumi i Ohrit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit