Tarifat e reja të rrymës, ZRrE sot nis takimet me palët e interesit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.04.2025, 08:34

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se do të mbajë takime bilaterale me palët e interesit nga sot deri më 10 prill.

Sipas njoftimit, në takim do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së, dhe palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.

Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ dhe do të jepen përgjigjet ndaj komenteve.

Deri më tash, komente në ZRRE kanë dërguar 396 qytetarë, tetë organizata, katër biznese, katër operatorë energjetikë, një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe presidentja e vendit.

Zyra e Presidencës së Kosovës pati kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë prej 15 për qind dhe në komentet dorëzuar pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në ditën e fundit të afatit, ky institucion e ka propozuar largimin e TVSH-së prej 8 për qind nga faturat e energjisë elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit