Pas dy muajsh në arrati, biznesmeni Oltion Buzi, pronari i subjektit tregtar “Buzi Store”, është arrestuar nga policia. Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.
Prokuroria e Tiranës e shpalli Buzin në kërkim në janar të këtij viti, pasi zbuloi një skemë të evazionit fiskal. Sipas hetimeve, “Buzi Store” nuk kishte deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura pranë autoriteteve tatimore, duke shmangur detyrimet fiskale.
Buzi përdorte një sistem të paligjshëm për lëshimin e faturave false tatimore, përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”. Gjatë shitjeve, ai lëshonte fatura të falsifikuara dhe të pafiskalizuara, duke dëmtuar të ardhurat e shtetit.
Hetimet nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila konstatoi se “Buzi Store” manipulonte faturat, duke raportuar vlera më të vogla se ato reale për të shmangur pagesën e taksave. Dy muaj më parë, prokuroria bastisi ambientet e biznesit të tij dhe sekuestroi njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme, që arrinin në tetë milionë lekë të reja dhe nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Arrestimi i Buzit pritet të pasohet me procedura të mëtejshme ligjore, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë skemën e evazionit fiskal.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Kush meriton të quhet “Heroi i muajit Mars”?
Peshkatari që shpëtoi parashutistin në det
Një i moshuar, peshkatar i shpëtoi jetën ditën e djeshme një parashutisti grek që kishte rënë në det për shkak të një problemi teknik. Pavarësisht kushteve atmosferike, peshkatari nga Vlora mori gomonen e tij dhe doli në det për të shpëtuar parashutistin, i cili kishte mbetur i bllokuar në parashutë
429 Vota
Shqiptarja në Greqi që bashkoi Indritn me familjen
Një shqiptare në Kostur të Greqisë ndihmoi një bashkatdhetar të bashkohej me familjen pasi prej muajsh jetonte i vetëm në një shtëpi të braktisur e rrënuar në Mavrochori. Indrit Veseli prej muajit gusht jetonte në Greqi, pa patur asnjë kontakt me familjen apo ndihmë prej tyre. Falë publikimit në JOQ dhe ndihmës së shqiptares, Indrit u bashkua me familjen
83 Vota
Qytetari që shpëtoi shoferin që humbi ndjenjat në timon dhe u aksidentua
Një qytetar i shpëtoi jetën një shoferi i cili teksa lëvizte me makinë humbi ndjenjat dhe kontrollin e automjetit duke u aksidentuar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, por vetëm qytetari vrapoi duke kaluar rrugën për të shpëtuar shoferin, ndërsa të tjerët vazhduan rrugën e tyre sikur asgjë mos të kishte ndodhur
816 Vota
I riu nga Kavaja që shpëtoi nënë e bir nga qeni
Një nënë nga Kavaja falenderoi nëpërmjet JOQ një djalë të ri i cili e shpëtoi atë dhe djalin e saj nga kafshimi i një qeni endacak në rrugë.