“Komandatët e FA (E.Gj) abuzonin me djemtë rekrutë! Mbeta me pasoja!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.04.2025, 19:18

Një tjetër dëshmi alarmante ka dalë në dritë për JOQ pas denoncimit se komandantë të FA abuzojnë seksualisht me ushtaret femra.

Një ish-rekrut në repartin e Bunavisë së Vlorës ka rrëfyer për JOQ abuzimet seksuale të ndodhura gjatë periudhës së shërbimit të tij ushtarak.

Dëshmitari, i cili ka qenë pjesë e forcave të armatosura gjatë kohës së drejtuar nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka rrëfyer se ka qenë dëshmitar i abuzimeve seksuale nga eprorët, jo vetëm ndaj vajzave, por edhe ndaj djemve.

Sipas tij, një rast konkret i ka ngelur në kujtesë, ku komandanti i një toge abuzonte me një rekrut mashkull në dhomat e tyre.

ish-rekruti ka pohuar se nga ato që ka parë dhe përjetuar në shërbim, ai tani vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është nën mjekim. Ai gjithashtu ka treguar se ka pasur tentativa abuzimi ndaj tij, por ka mundur të largohet nga ajo situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit