“Falenderim i pashoq për Dr. Albi Fagun, kardiokirurgu më shpëtoi babain!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.04.2025, 18:50

Një falenderim i sinqertë është shprehur nga një qytetar për redaksinë e JOQ Albania, pasi sipas tij Dr. Albi Fagu, kardiokirurg në spitalin Shefqet Ndroqi, kreu një operacion të suksesshëm me babain e tij dhe i shpëtoi jetën këtij të fundit.

Ai thotë se i ati ishte në nevojë për 3 bypass dhe u befasua kur gjatë operacionit, Dr. Fagu dhe ekipi zbuluan se ai kishte nevojë për 4 bypass dhe një ndërrim valvule, duke i shpëtuar jetën.

Më tepër se aftësitë profesionale të doktorit, e veçanta, sipas qytetarit ishte që mjeku refuzoi çdo pagesë, pavarësisht sa shumë insistuan familjarët.

Pacienti, një burrë 75 vjeç, i cili vuan nga diabeti dhe tensioni i lartë, tani i ka parametrat në norma dhe ndodhet në gjendje të mirë, pasi kaloi një periudhë kritike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit