Sherr mes të rinjve, merret peng një person në Lezhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2025, 15:56

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë, ku një i ri ka rënë viktimë e një pengmarrjeje nga dy persona. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në parkingun e një lokali, në aksin “Lezhë-Tiranë”, ku dy personat e identifikuar nga policia kanë futur me dhunë të riun në makinën e tyre.

Dyshohet se pengmarrja ka lidhje me një sherr të mëparshëm që ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Pas ngjarjes, policia ka nisur një operacion dhe është vënë në ndjekje të dy automjeteve të dyshuarve. Aktualisht, forcat e rendit po punojnë për të arrestuar autorët dhe zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit