“Do t’i tërheqim për veshë”, debat mes Bexhetit dhe Mickoskit për deklaratën e kryeministrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2025, 15:17

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur seancë për pyetjet e deputetëve, ndërsa është riaktualizuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili pas tragjedisë në Koçan, deklaroi se “do t’i tërheqë për veshë” përgjegjësit.

Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, e pyeti Mickoskin se në bazë të cilave kompetenca do t’i tërheqë për veshë dhe kërkoi ta sqarojë këtë deklaratë.

“Dikush tjetër kishte thënë se për veshë do t’i tërheqim dhe… Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Aha, a ju në bazë të cilave kompetenca do t’i tërhiqni për veshë! Cilat? Ligji ua jep ose, cili ligj? Ligji juaj! Atëherë vlen ligji juaj në këtë shtet, jo ligjet dhe Kushtetuta”, tha Bexheti në debat me Mickoskin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit