Banorët thirrje Rakip Sulit: Pallati i Mustafa Dedës po na rrezikon jetën, policia merr para dhe ikën!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.04.2025, 14:04

Në një zonë të Kamzës, pranë karburantit “Kanina”, po ndërtohet një pallat që prej muajit qershor, i cili ende nuk është rrethuar, duke shqetësuar banorët e zonës. Sipas denoncimeve të banorëve që jetojnë në afërsi të ndërtimit, i cili po realizohet nga zoti Mustafa Deda, është krijuar një situatë të rrezikshme për ta dhe rrugën që ata përdorin çdo ditë. Një nga shqetësimet kryesore të zonjës dhe të banorëve të tjerë është se ndërtimi ka bërë që rruga, e cila ishte shtruar me paratë e vetë banorëve, që shkatërrohet nga aktivitetet e ndërtimit.

“Betonieret dhe makineritë që po përdoren për ndërtimin e pallatit kanë shkatërruar rrugën dhe tubat e ujërave të zeza”-shprehen ata

Ata kalojnë me frikë çdo ditë për shkak të rrezikut të mundshëm të aksidenteve, si dhe për prishjen e gomave të makinave të tyre nga materialet e hedhura. Përveç kësaj, zonja denoncon se autoritetet lokale dhe policia janë përfshirë në këtë situatë. Ajo thotë se ka bërë denoncime tek IKMT (Inspektoriati i Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Territorit), por sipas saj policia shkon për inspektimin të zonës dhe merr para nga zoti Mustafa. Këto veprime i kanë dhënë shumë siguri “shkatërruesit të rrugës” pasi iu drejtohet banorëve duke i thënë:

Unë Kabul e bëj këtu dhe ju nuk keni se çfarë të më bëni!”

Banorët kërkojnë me ngulm që të ndërhyhet urgjent për të rrethuar ndërtimin dhe të sigurojnë që të realizohet pa kërcënuar sigurinë e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit