Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me 5 rumune të trafikuara

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2025, 11:46

Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme po përballet me akuza të rënda, pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me disa gra të trafikuara, të cilat i ishin ofruar si “dhuratë” nga disa individë të përfshirë në krime të trafikimit seksual.

Raportet e mediave rumune, përfshirë CNN, njoftojnë se Drejtoria Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) ka paraqitur një kallëzim penal kundër aktorit, duke e akuzuar për pjesëmarrje në një skemë të trafikimit të grave.

Van Damme thuhet se është takuar me disa persona të përfshirë në trafikimin e grave dhe ka pasur marrëdhënie seksuale me pesë modele rumune që ishin të trafikuara. Ky incident thuhet se ka ndodhur gjatë një eventi në Kanë, duke bërë që autoritetet franceze të jenë të detyruara të miratojnë procedurat për fillimin e një hetimi të mundshëm kundër tij. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse dhe kur ky proces do të nisë.

Avokati i njërës prej viktimave, Adrian Cuculis tha se vajzat “ishin në një gjendje të cenueshme, me dyshimin se ishin shfrytëzuar. Në një moment në Kanë, në një event të organizuar nga Jean-Claude Van Damme, disa rumunë që po hetohen për organizimin e një grupi kriminal dhe trafikimit, i ofruan Jean-Claude Van Damme 5 vajza rumune, fotomodele në Rumani që ai të kryente marrëdhënie seksuale”, shprehet ai.

Më tej, ai vijon: “Personi që mori këto përfitime e dinte gjendjen e tyre. Nga deklaratat e dëshmitarëve, është shumë e qartë se Jean-Claude Van Damme e dinte që këta njerëz po shfrytëzoheshin”.

Van Damme nuk është i vetmi personazh publik që është përballur me akuza të ngjashme. Andrew dhe Tristan Tate, dy figurat e njohura të mediave, janë arrestuar vitin e kaluar në Rumani për akuza të trafikimit seksual, dhe vetëm kohët e fundit janë lejuar të largohen nga vendi pas disa hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit