“20 veta në radhë, shefja duke qeshur në telefon: A është normale kjo sjellje absurde?”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2025, 11:25

Një qytetar ka ndarë shqetësimin e tij në lidhje me një ngjarje të papranueshme që ka ndodhur në komisariatin e Policisë Rrugore, kur shkoi për të marrë një leje qarkullimi.

Sipas tij, shefja e lejeve, që shihni edhe në video, ishte aq e zënë me telefonata dhe të qeshura sa i linte qytetarët të prisnin me orë të tëra në radhë, pa marrë në konsideratë detyrën e saj dhe angazhimet e qytetarëve.

Ai ka treguar se teksa një numër i madh qytetarësh prisnin në radhë për të tërhequr lejet e qarkullimit, shefja që kishte sjellje arrogante vazhdonte me punët e saj private, duke u bërë një shembull i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës në një institucion shtetëror. I shqetësuar për këtë situatë absurde dhe të papranueshme në një institucion shtetëror, ai ka kërkuar zgjidhje nga punonjësit e tjerë, por sërish i është thënë të presë pasi shefja ka shumë punë.

"A është normale që në një institucion shtetëror, qytetarët të trajtohen si të dorës së dytë, ndërsa zyrtarët e paguar me taksat tona të merren me punët e tyre private? Deri kur do vazhdojë kjo neglizhencë? Deri kur do duhet të pranojmë këtë lloj arrogance nga ata që supozohet të jenë në shërbimin tonë? Shteti bëhet kur institucionet respektojnë qytetarët, jo kur shefat i trajtojnë ata si të padukshëm", thotë qytetari i cili kërkon një reagim të menjëhershëm nga instancat përgjegjëse pasi me këtë situatë nuk përballemi vetëm në polici, por edhe shumë institucione të tjera shtetërore e jo vetëm.

Ai shprehet se situata të tilla janë të papranueshme pasi postet janë kalimtare dhe askush s'duhet ta marrë të mirëqenë punën që bën dhe të abuzojë në kurriz të saj. Sipas tij kjo situatë duhet të marrë vëmendjen e autoriteteve për të siguruar një shërbim më të mirë dhe më të respektueshëm për çdo qytetar që kërkon shërbim.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, Kam një shqetësim që dua ta ndaj me ju. Para disa kohësh shkova në komisariatin e policisë rrugore për të marrë një leje qarkullimi. Prisja të merrja një shërbim normal, por në vend të kësaj u përballa me një situatë absurde. Shefja e lejeve rrinte e zhytur në telefon, ndërsa mua më thuhej të prisja, sepse "ajo kishte punë". Por çfarë pune kishte ajo, kur unë dhe qytetarët e tjerë prisnim në radhë, nën diell, pa asnjë konsideratë?

A është normale që në një institucion shtetëror, qytetarët të trajtohen si të dorës së dytë, ndërsa zyrtarët e paguar me taksat tona të merren me punët e tyre private? Deri kur do vazhdojë kjo neglizhencë? Deri kur do duhet të pranojmë këtë lloj arrogance nga ata që supozohet të jenë në shërbimin tonë? Shteti bëhet kur institucionet respektojnë qytetarët, jo kur shefat i trajtojnë ata si të padukshëm. Presim reagim!

A nuk e di zonja apo zonjusha që çdo njeri në këtë jetë është i zëvendësueshëm? Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është mbi qytetarët që paguajnë taksat për funksionimin e institucioneve. Deri kur do vazhdojë kjo sjellje përbuzëse ndaj popullit? Shteti nuk bëhet me arrogancë dhe papërgjegjshmëri, por me shërbim ndaj qytetarëve!

Po kjo ishte zonja që merrej me procedimin e lejeve, por fliste me një arrogancë të tillë, sikur zyra ishte e saj, sikur e kishte privatizuar Emrin nuk ma thanë; më thoshin vetëm: "Ja të vijë kolegia, ja të vijë ajo, se ajo merret me lejet."

Ajo po fliste dhe po qeshte, kush e di çfarë hallesh a punësh kishte. Aty ishim mbi 20 veta në holl, ndërsa ajo rrinte atje, pa na njoftuar fare që po prisnim, duke vazhduar në qetësinë dhe qejfin e vet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit