Të dielën borë në Kosovë, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2025, 08:48

Gjatë ditës së diele është paralajmëruar se do të ketë borë në Kosovë.

Për këtë detaje ka dhënë Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik.

Aliu ka thënë se një masë e ftohtë e ajrit do të ndikojë në uljen e temperaturave.

“Nuk do të jenë reshje të intensitetit të lartë, por ulja e temperaturave do të ndikojë tek pemët, pasi ato tani janë në fazën e lulëzimit dhe kjo do të ndikojë negativisht tek këto kultura”, deklaroi ai.

Sipas tij, temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në -2 e deri në -3 gradë Celsius.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit