Dje festoi ditëlindjen, ndahet nga jeta Margarita Xhepa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2025, 08:26

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa për mediat. Sipas informacioneve, Margarita Xhepa ka qenë e sëmurë për një kohë të gjatë dhe së fundmi ka pasur probleme me mushkëritë, duke ndërruar jetë në një spital privat.

Ditën e djeshme, më 2 prill, aktorja festoi ditëlindjen, por e sëmurë në spital.

Margarita Xhepa ka qenë një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar, me një karrierë të gjatë dhe të pasur që numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 role në filma.

Ajo është nderuar me tituj të lartë, përfshirë “Nderi i Kombit” dhe “Artiste e Popullit”, ndërsa ka marrë vlerësime të shumta për interpretimet e saj të jashtëzakonshme në dramaturgjinë botërore.

Në vitin 2007, Margarita Xhepa u nderua me “Çmimin e Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” të Çehovit, duke e cementuar statusin e saj si një legjendë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit