Po lufton me vdekjen, vogëlushi 3-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.04.2025, 23:41

Një fëmijë vetëm 3-vjeç, i cili ndodhet në gjendje kome, ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit të quajtur Gëzim është kritike dhe e vetmja mundësi për shpëtimin e tij është transportimi për trajtim jashtë shtetit me një avion spitalor të specializuar, pasi ai nuk mund të udhëtojë në kushte të zakonshme.

Familja e tij bën thirrje për ndihmë, pasi koha është tepër e kufizuar dhe çdo minutë është vendimtare për jetën e vogëlushit.

Ky apel urgjent është një thirrje për solidaritet dhe humanizëm. Jeta e vogëlushit Gëzim varet nga shpejtësia dhe gatishmëria e njerëzve për të ndihmuar. Çdo kontribut sado i vogël mund të bëjë diferencën për Gëzimin dhe familjen e tij.

"Kush shpëton një jetë, është sikur ka shpëtuar tërë njerëzimin (Sure Maide, 32)," citohet në apelin e publikuar në GoFundMe nga Fondacioni Firdeus, duke ftuar të gjithë të bashkohen për t'i kthyer lotët e dëshpërimit në lot gëzimi.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit