Merkato: Valbona punëmbarura transferohet nga Erion Veliaj te Armand Duka

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.04.2025, 20:27

Duket se “punëmbaruarja” Valbona Selimllari ka ndërruar kamp… Ka “tradhtuar” Erion Veliajn pas rënies në burg drejt e tek “rivali” i tij Mand Duka.

Ajo deklaroi publikisht para zgjedhjeve të 2020, se mbështet socialistët sepse janë “punëmbaruar”, ish-Missi ka vendosur ta aplikojë këtë filozofi duke iu bashkuar FSHF si ambasadore e euro2025 U-17.

Burime pranë federatës thonë se Duka e priti “boben” me krahë hapur, duke e cilësuar Valbonën një “blerje strategjike në merkato”.

Dikur në skuadrën e Veliajt, Selimllari deklaronte se qëndronte pranë këtij të fundit se ishte punëmbaruar.

“Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë”,-deklaronte ajo para kryebashkiakut. “I jam lutur shoqeve të punoj me Veliajn”-deklaronte ajo publikisht dikur në sy të tij, teksa sot duket se i është lutur shoqeve për të punuar për Dukën.

Pavarësisht se Veliaj dhe Duka kanë qenë në luftë për zaptimin e FSHF, kjo nuk e ndaloi Valbonën të ndërronte shef pasi të vjetrin ia futën pas hekurave.

Duka u hakmorr ndaj Veliajt në atë kohë duke i publikuar një video ku ky i fundit thoshte se FSHF do e merrte se i kishte “b*** prej hekuri!”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit