Mark Samson, 23-vjeçar filipinez, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Ilaria Sula, një vajze shqiptare, është përshkruar nga miqtë dhe të afërmit si djalë i qetë dhe jo i dhunshëm.
“Marku ishte një djalë shumë i mirë”, ka thënë një mik i familjes, gjithashtu filipinas.
Marku jetonte me prindërit e tij në lagjen afrikane të Romës, në rrugën "Homs", ku bënin një jetë të thjeshtë dhe të qetë.
“Ai sapo ishte diplomuar për arkitekturë, prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë”, shton ai më tej.
Në orën 11 të mëngjesit, oficerët e komisariatit të Romës kontrolluan banesën ku jetonte i riu dhe gjithashtu morën në komisariat babanë dhe nënën, një çift që jetonte prej vitesh në Itali. E ëma ishte shtëpiake, ndërsa i ati shërbyes në shtëpitë e borgjezisë romake.
"Nëna e tij iu nënshtrua një operacioni në zemër disa kohë më parë”, thotë Maria Pia, 78 vjeç. "Nuk mund ta besoj që ka ndodhur diçka e tillë. Ndonjëherë prindërit janë në rrezik për fëmijët e tyre”, shton fqinja.