Modelja VIP A.P: Burrin e dua besimtar mysliman, biznesmen dhe verior

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.04.2025, 19:10

Modelja VIP A.P ka ndarë publikisht preferencat e saj për partnerin ideal gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë pjesë e një reality show. Për të, një nga kriteret kryesore është që mashkulli i saj duhet të jetë biznesmen.

“Verior, mysliman, se i përkasë vetë fesë myslimane, dhe pika tjetër biznesmen. Dhe e di pse? Sepse unë e kam në gjak biznesin, e kam studiuar dhe jam marrë gjithë kohës me të. Unë e di se si është një mashkull i fushës së biznesit,” u shpreh ajo.

Ajo theksoi se termi “biznesmen” shpesh keqkuptohet, duke shtuar se një sipërmarrës nuk është domosdoshmërisht i pasur.

“Fjalën biznesmen të tjerët menjëherë e përkthejnë si i pasur, multimilioner, multimiliarder. Jo more, biznesmenin mund ta gjesh edhe me borxhe, minus,” tha ajo me humor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit