Muja Konstruksion dhe GM 2018 më shkatërruan pronën, jetojmë me frikë nga vagabondët!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.04.2025, 19:00

Manjola Çotja, banuese në lagjen Vojo Kushi, rruga Lek Dukagjini në Shkodër, ka shprehur shqetësimin e saj se dy firmat e ndërtimit, Muja Konstruksion dhe GM 2018, i kanë shkatërruar pronën. Konflikti ka nisur katër vite më parë, kur në afërsi të shtëpisë së saj filluan ndërtimet për një pallat.

Ajo shprehet se shteti është inekzistent, pasi lajmëron policinë, por nuk merr përgjigje. Policia nuk ka shkuar, ndërsa prokuroria ka mbyllur denoncimet. Shtëpia e saj është në kushte të tmerrshme dhe e pabanueshme. Firma ndërtuese hap gropa sipas dëshirës, duke shkaktuar dëme të mëdha. Për më tepër, e kanë lënë pa ujë të pijshëm.

Pavarësisht denoncimeve të bëra në institucione, asnjë nuk ka ndërhyrë. Manjola tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe ka pasur disa raste kur kanë tentuar ta përplasin me makinë. Ajo pohoi gjithashtu se nëna e saj ka pësuar një aksident para disa kohësh, dhe nuk di të thotë nëse ka qenë një akt i qëllimshëm, por është e sigurt se ata po e frikësojnë për të shitur pronën.

Manjola kërkon zbatimin e ligjit dhe drejtësi për të gjithë ata që kanë cënuar pronën e saj. Ajo dëshiron të jetojë e qetë në shtëpinë e saj, duke kërkuar që drejtësia të ndjekë ata që kanë bërë padrejtësi dhe që të ndalet ky abuzim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit