E harruar nga Bashkia e Tiranës, rruga “Ali Baushi” në kushte mjerane

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 02.04.2025, 16:45

Një banor i rrugës Ali Baushi, pranë SHIK-ut dhe mbrapa Spitalit nr. 5 në Tiranë, ka denoncuar gjendjen skandaloze të lagjes, duke e përshkruar atë si të pabanueshme dhe jashtë çdo standardi urban.

Sipas tij, rrugët janë të shkatërruara dhe plot me gropa, ndërsa asnjëherë nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga bashkia për përmirësimin e infrastrukturës. Përveç kësaj, në zonë ka shtesa të improvizuara me llamarina, duke e bërë lagjen të duket më shumë si një vend i braktisur sesa si pjesë e kryeqytetit.

Një qytet që pretendon të hyjë në Europë nuk mund të ketë lagje në këtë gjendje. As në kohë lufte në Siri nuk mund të duket kështu!” – shprehet i revoltuar banori.

Situata në rrugën Ali Baushi është vetëm një nga shembujt e shumtë të neglizhencës së bashkisë së Tiranës, e cila ka investuar miliona në projekte estetike, ndërkohë që shumë rrugë dytësore dhe lagje të tëra mbeten të harruara. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje konkrete për kushtet e rënda në të cilat detyrohen të jetojnë çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit