Banorët e fshatit Dovolan në Dibër kanë ngritur shqetësime lidhur me punimet e papërfunduara dhe vështirësitë që po hasin për të arritur në qytetin e Peshkopisë apo në fshatrat përreth. Ata thonë se ndërtimi i një ure dhe lënia e një pjese të rëndësishme të punës të papërfunduar, i ka detyruar të përdorin rrugën e vjetër dhe më të gjatë për të arritur në qytet.
Kjo rrugë ka krijuar probleme për jetën e përditshme të banorëve, pasi duhet të kalojnë një distancë më të gjatë për të arritur në Peshkopi, duke vonuar aktivitetet e përditshme. Gjithashtu ata thonë se nuk ka një hyrje për në rrugën e re, e cila do ta lehtësonte kalimin dhe shkurtonte distancën.
Ata kërkojnë një zgjidhje urgjente për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të mundësuar kalimin direkt në rrugën e re, duke i dhënë fund këtij problemi që ka ndikuar rëndë në jetën e tyre.
Denoncimi
Përshëndetje joq doja te ndaja me ju këtë shqetësim ne lidhje me këtë problematike ne fshatin Dovolan, Dibër e cila nga vete pamjet paraqet situatën e lënë ne mes nga qeveria. Banoret e këtij fshati kërkojnë një zgjidhje ne lidhje me këtë situate pas ata janë te detyruar te dalin nga aksi ne te cilën gjithë këto vite ka qene rruga qe lidhte fshatin me qytetin e Peshkopisë dhe me ndërtimin e urës banoret e fshatit jane te detyruar te levizin nga rruga tjeter dhe jo nga rruga e re ne te cilen levizin t gjithe fshatrat e tjera deri ne qytetin e peshkopise.
Banoret ne vend qe te përshkruanin ketë rruge me shpejt, atyre u duhet te bejne me shume kilometra deri ne hyrje te qytetit. Kjo gjendje pengon shume aktivitete ne aspekte te ndryshme pasi për te shkuar ne Maqellarë apo Peshkopi banoret duhet te kalojnë nga rruga e vjetër sepse duhet një hyrje me te cilën te behet e mundur dalje direkt lart ne rrugën e re.
Dhe jo ti bien përqark për te kaluar ne rrugën e re duke e pasur direkt ne hyrje te fshatit. Duhet një zgjidhje qe te mundësoj kalimin direkt ne rrugën e re për te shkuar ne qytetin e Peshkopisë. Sepse 1/3 e segmentit te rrugës zë tokat e fshatit.
Banorët e fshatit Dovolan në Dibër kanë ngritur shqetësime lidhur me punimet e papërfunduara dhe vështirësitë që po hasin për të arritur në qytetin e Peshkopisë apo në fshatrat përreth. Ata thonë se ndërtimi i një ure dhe lënia e një pjese të rëndësishme të punës të papërfunduar,… pic.twitter.com/QbzRsRWlzz
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 2, 2025