Një përdorues ka tërhequr vëmendjen për një link të dyshimtë që është shfaqur në faqen zyrtare të ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme).
Sipas denoncimit, ky link drejton në një faqe bilardo dhe kazino online, duke ngritur kështu pikëpyetje rreth sigurisë dhe përmbajtjes së materialeve të publikuara në këtë faqe. Duket se drejtoresha Lorena Goxhobelli ofron për përdoruesit e Kadastrës online edhe lojëra argëtuese teksa presin zgjidhje për hallet e tyre.
Përdoruesi ka shprehur shqetësimin se nuk është e qartë lidhja mes një faqeje të tillë dhe qëllimit të publikuar nga një institucion shtetëror.
Ndërkohë, ka pasur reagime nga përdorues të tjerë, të cilët kërkojnë një hetim të mëtejshëm mbi këtë rast.