Gruaja ndan kotelet nga mamaja mace dhe i braktis pa mëshirë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.04.2025, 15:52

Një veprim i papranueshëm është regjistruar në Tiranë, ku një qytetare është filmuar duke braktisur tre kotele brenda një traste, në mënyrë të fshehtë dhe të papërgjegjshme.

Ngjarja ka ndodhur më 31 mars, rreth orës 18:37, në Rrugën Qemal Stafa, te Pazari i Ri. Pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur gruaja hyn në një shkallë pallati dhe braktis kotelet.

Denoncimi publik është bërë nga një qytetare e angazhuar në mbrojtjen e kafshëve, e cila thekson se ky akt nuk mund të kalojë pa ndëshkim.

Ajo thotë se kotelet e porsalindura, të ndara tashmë nga mamaja mace po i mban në shtëpi. Kush shpreh dëshirën për t’i adoptuar sapo kotelet të mbushin ditët mund të kontaktojë.

DENONCIMI

“Përshëndetje, dëshiroj të denoncoj një ngjarje të papranueshme që ka ndodhur me date 31 mars ne orën 18:37 në Rr. Qemal Stafa, tek Pazari i Ri.

Kam kapur me anë të kamerës së sigurisë të ambjentit pamje filmike, ku shfaqet një qytetare që, pa asnjë arsye të dukshme, braktis tre kotele brenda një traste. Kjo ka ndodhur në një moment kur ajo ka hyrë në një shkallë pallati si një hajdut, duke bërë një veprim të tillë të papërgjegjshëm dhe të pafalshëm ndaj kafshëve.

Pavarësisht se familja ime është angazhuar në kujdesin dhe mbrojtjen e këtyre kafshëve, ky veprim nuk mund të kalojë pa u denoncuar. Duhet të theksoj se ky është një apel për këtë kategori njerëzish që të jenë më të dhembshur dhe më të përgjegjshëm për kafshët që nuk kanë mundësi të mbrohen vetë.

Ftoj autoritetet përkatëse dhe çdo individ që ka mundësi të veprojë, të ndihmojë në trajtimin e këtij problemi dhe të sigurohet që ky veprim të marrë ndëshkimin që meritojnë individët që bëjnë keqtrajtim ndaj kafshëve.

Për më tepër, po bashkëngjis pamjet filmike që dëshmojnë këtë ngjarje.

Me respekt, Deni“

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit