Qytetarët që përdorin rrugën dytësore Tiranë-Durrës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e keqe të kësaj rruge, duke denoncuar se çdo ditë po bëhet edhe më problematike dhe askush nuk po merr masa për ta rregulluar. Pothuajse çdo ditë, drejtuesit e automjeteve dhe motorëve përballen me gropat që kanë mbuluar këtë segment rrugor, duke rritur rrezikun për aksidente.
Një qytetar, i cili është edhe motorist, shprehet se: "Po bëhen gjithnjë e më keq, dhe nuk duket të ketë një plan për riparimin e tyre. Si motorist, kjo është një situatë shumë e rrezikshme. "Ky është një shqetësim i përbashkët për shumë përdorues të rrugës, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar përmirësimin e kushteve të sigurisë në rrugë.
Përveç rrezikut për aksidente situata bëhet më shqetësuese kur flasim për rastet e emergjencave. Gjithashtu sa i përket dëmeve që u shkaktohen automjeteve, kush i paguan? Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në rikonstruksionin e rrugës dytësorë Tiranë Durrës
Denoncimi
Nuk e di si është puna, po këto rrugët tona po bëhen gjithnjë e më keq rruga dytesore tirane durres, A do dal ndonje ti mbushi? Pasi punoj motorist! Te gjitha tirane durres dytësorë krahu QTU