SPB Tetovë: Ndalohet i arratisuri nga burgi i Idrizovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2025, 21:05

SPB Tetovë njofton se dje (01.04.2025), në ora 16:30, në rrugën “168” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar personin F.S. (35) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër arrest për arratisje nga burgu i Idrizovës.

“F.S. ishte i dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj për vepra të kryera penale nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal dhe i kishin mbetur edhe një vit 10 muaj e 6 ditë për të kryer dënimin”.

“Ai është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit