Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 250 euro gjobë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për refuzimin e paraqitjes për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për një rast penal të korrupsionit.
Paparaci ka dërguar të mërkurën pyetje në drejtim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, por nuk ka pranuar ende përgjigje në lidhje me dënimin e raportuar të kryeministrit.
Gjykata e kishte urdhëruar Kurtin që të dëshmonte për rastin penal të Rezervave Shtetërore.
Sipas urdhëresës së nxjerrë nga gjykata, Kurti obligohej të paraqitej në Prokurorinë Speciale më 4 mars në orën 10:00.
Kurti, kishte refuzuar.
Për herë të parë, më 10 dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri në largim ishte ftuar nga prokurorët specialë që të dëshmonte në cilësinë e dëshmitarit për lëndën me numër PPS.nr.62/2023, që ka të bëjë me kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në bazë të nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale, Kurti mund të dënohet me gjobë dhe burgim nëse refuzon të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Kush meriton të quhet “Heroi i muajit Mars”?
Peshkatari që shpëtoi parashutistin në det
Një i moshuar, peshkatar i shpëtoi jetën ditën e djeshme një parashutisti grek që kishte rënë në det për shkak të një problemi teknik. Pavarësisht kushteve atmosferike, peshkatari nga Vlora mori gomonen e tij dhe doli në det për të shpëtuar parashutistin, i cili kishte mbetur i bllokuar në parashutë
428 Vota
Shqiptarja në Greqi që bashkoi Indritn me familjen
Një shqiptare në Kostur të Greqisë ndihmoi një bashkatdhetar të bashkohej me familjen pasi prej muajsh jetonte i vetëm në një shtëpi të braktisur e rrënuar në Mavrochori. Indrit Veseli prej muajit gusht jetonte në Greqi, pa patur asnjë kontakt me familjen apo ndihmë prej tyre. Falë publikimit në JOQ dhe ndihmës së shqiptares, Indrit u bashkua me familjen
83 Vota
Qytetari që shpëtoi shoferin që humbi ndjenjat në timon dhe u aksidentua
Një qytetar i shpëtoi jetën një shoferi i cili teksa lëvizte me makinë humbi ndjenjat dhe kontrollin e automjetit duke u aksidentuar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, por vetëm qytetari vrapoi duke kaluar rrugën për të shpëtuar shoferin, ndërsa të tjerët vazhduan rrugën e tyre sikur asgjë mos të kishte ndodhur
816 Vota
I riu nga Kavaja që shpëtoi nënë e bir nga qeni
Një nënë nga Kavaja falenderoi nëpërmjet JOQ një djalë të ri i cili e shpëtoi atë dhe djalin e saj nga kafshimi i një qeni endacak në rrugë.