Mickoski: Qeveria është stabile, kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Taravarin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.04.2025, 23:37

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski tha se qeveria është stabile dhe se ka komunikim të shkëlqyer me partnerin e koalicionit Arben Taravari.

“Kemi bashkëpunim të shkëlqyer, qytetarët të jenë të sigurt se qeveria është stabile”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a kanë probleme me partnerin e koalicionin e Taravarit.

Mickoski tha se më shumë se dy e treta e deputetëve 80 deputetë zyrtarisht dhe jozyrtarisht e mbështesin këtë qeveri.

Dje edhe Arben Taravari theksoi se nuk mendon të lëshon qeverinë dhe se problemet brenda VLEN-it do të tejkalohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit