Ndalohen tre persona të dyshuar për vrasjen e një 84-vjeçari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2025, 13:47

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë ndaluar tre persona, të cilët dyshohen për vrasjen e një 84-vjeçari në rajonin e Kriva Pallankës.

Personi që kërkohej si i zhdukur, është gjetur i varrosur në oborrin e shtëpisë së tij.

“Me datë 01.04.2025 në ora 18:25, zyrtarë policorë nga DPB Kriva Pallankë kanë ndaluar Z.F. (24), S. F. (19) dhe S.F. (44) nga fshati Llukë, rrethi i Kriva Pallankës. Ata dyshohen se kanë vrarë L.S. (84) nga fshati Llukë, i cili rezultoi i zhdukur që nga data 29.03.2025.

Trupi i L.S. është gjetur i varrosur në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Llukë, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovës.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet raport përkatës”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit