Marsi iku, personat me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë ende bonusin e pranverës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2025, 14:43

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për vonesën e shpërndarjes së bonusit të pranverës prej 10 mijë lekësh, i cili ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ai thotë se ky premtim i Ramës ishte thjesht një mashtrim pasi përveç pensionit mujor, personat me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë asnjë lloj bonusi tjetër edhe pse fjala ishte për në mars dhe tani jemi në prill.

Qytetari tregon se gjithmonë, personat me aftësi të kufizuar e marrin pensionin në fund të muajit, por bonusin e pranverës nuk e kanë marrë ende dhe as nuk e dinë se kur do ta marrin.

Ai ka kërkuar që ky shqetësim të publikohet, në mënyrë që bonusi të shpërndahet sa më parë, pasi pavarësisht vlerës së paktë që ka, ai është shumë i domosdoshëm dhe iu duhet për nevojat e tyre.

Duhet thënë se në shkurt të këtij viti qeveria shpërndau 6.3 miliardë lekë mbështetje për bonuset prej 10,000 lekësh dhe nga nisma përfitojnë gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar si dhe kategori të tjera qytetarësh që trajtohen me pension.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje! Dua të ndaj me ju një shqetësim, por do të mbetem anonim. Zoti Edi Rama, kryeministri i nderuar, që kishte premtuar bonusin e pranverës prej 10 mijë lekësh për personat me aftësi të kufizuar, ende nuk e ka dhënë atë. Nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim. Ju lutem postojeni këtë shqetësim, sepse deri tani nuk janë shpërndarë paratë e bonusit.

Ky bonus ishte premtuar për muajin mars, por leket që zakonisht i marrin personat me aftësi të kufizuar janë shpërndarë, përveç bonusit prej 10 mijë lekësh, të cilin ende nuk e kemi marrë. Nuk ka një datë fikse se kur do të shpërndahet, dhe nuk dihet ende kur mund të hedhin paratë. Kjo është shumë shqetësuese, sepse sot është 2 prill dhe bonusi nuk është shpërndarë ende.

Dua të sqaroj se invalidët marrin çdo muaj pagesën, dhe këtë muaj e kanë marrë më 27 mars, por bonusin e pranverës akoma nuk e kemi marrë. Ky bonus është shumë i rëndësishëm për ta, dhe po kërkoj që ky problem të bëhet publik, sepse ata po i mbajnë paratë për vete.

Një gjë që dua të sqaroj është se personat me aftësi të kufizuar nuk e marrin pagesën në postë, por në bankë, pasi ata janë të sëmurë dhe nuk punojnë. Pagesën në postë e marrin vetëm invalidët e punës, ata që kanë punuar dhe janë dëmtuar gjatë punës.

Dua të them që kjo është një situatë shumë e vështirë, dhe ne presim që qeveria të mbajë fjalën dhe të shpërndajë bonusin sa më shpejt. Ju lutem postoni këtë mesazh, sepse ndihmon në ngritjen e zërit për këtë problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit